Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, tha dje se rreth 16,000 njerëz në të gjithë Turqinë u plagosën gjatë therjes së kurbanëve.
Ai shkroi në rrjetin social X se 1274 njerëz u paraqitën në institucionet mjekësore në Ankara, 840 në Stamboll dhe 416 në Izmir për shkak të lëndimeve të marra gjatë therjes së kafshëve.
Koça deklaroi se këto lëndime kanë ndodhur për shkak se “kafshët nuk theren nga profesionistët”.
– I këshillojmë qytetarët që t’i kushtojnë vëmendje kësaj – paralajmëroi Koça, shkruan shtypi turk, transmeton Tetova News.