Hristijan Mickoski do të jetë kryeministri i 13 i Maqedonisë së Veriut që nga pavarësia. Pas rezultatit zgjedhor të 8 majit, kreu i VMRO-DPMNE-së zgjodhi si partnerë qeverisës koalicionin VLEN dhe Lëvizjen ZNAM.
Qeveria e re do të ketë 4 ministri më shumë nga ajo aktuale. Përveç kryeministrit do të ketë edhe 23 ministra. Qeveria “Mickoski” do të ketë 5 zëvendëskryeministra, një prej tyre zëvendëskryeministër i parë. VMRO-DPMNE-ja do të drejtojë me 15 dikastere, 6 ministri janë të VLEN-it dhe 2 të ZNAM-it, raporton Alsat.
Mickoski një ditë më parë në tha se fokusi i Qeverisë së re të jetë ekonomia dhe zhvillimi, pasi shumë kohë dhe energji është shpenzuar për tema të imagjinuara dhe çështje etnike. Ai u shpreh se informacionet që i ka marrë tregojnë se gjendja në shtet nuk është aspak e mirë.
Me votimin e Qeverisë së re, partnerët e derisotëm qeverisës, LSDM dhe BDI-ja shkojnë në opozitë. Partia e Ali Ahmetit ishte pjesë e Qeverive të Maqedonisë së Veriut, herë me VMRO DPMNE-në e herë me LSDM-në, që nga viti 2002. Ndërsa që nga pavarësia e vendit më shumë mandate si kryeministër ka pasur ish kryeministri azilant në Hungari, Nikolla Gruevski, i cili që nga viti 2006 deri në vitin 2016, 4 herë ka formuar Qeverinë.
MINISTRAT E VMRO-DPMNE-së
1. Vllado Misajllovski, ministër i Mbrojtjes
2. Timço Mucunski, ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë
3. Pançe Toshkovski, ministër i Punëve të Brendshme
4. Aleksandar Nikollovski, ministër i Transportit- zv.kryeministër
5. Ivan Stoillkovië, ministër për Marrëdhënie mes Bashkësive -zv.kryeministër
6. Gordana Dimitrieska Koçovska, ministre e Financave
7.Sanja Bozhinovska, ministre e Energjetikës
8. Cvetan Tripunovski, ministër i Bujqësisë
9. Vesna Janevska, ministre e Arsimit dhe Shkencës
10. Zllatko Perinski, ministër i Vetëqeverisjes Lokale
11. Zoran Lutkov, ministër i Kulturës dhe Turizmit
12. Stefan Andonovski, ministër i Transformimit Dixhital
13. Borko Ristovski, ministër për Sport
14. Lupço Dimovski, zv.kryeministër për Sistem Politik
15. Shaban Saliu, ministër për zbatimin e dekadës së romëve
1.Izet Mexhiti, Zv.kryeministër i parë, Ministër i Ekologjisë
2. Arben Taravari, ministër i Shëndetësisë
3. Besar Durmishi, ministër i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë
4. Fatmir Limani, ministër i Ekonomisë dhe Punës.
5.Arben Fetai, zv.kryeministër për Qeverisje të Mirë
6.Orhan Murtezani, ministër i Eurointegrimeve
MINISTRAT E LËVIZJES “ZNAM”
1. Igor Fillkov, ministër i Drejtësisë
2. Goran Minçev, ministër i Administratës