Nga Bekim Qoku
Sot shqiptarët e MV u çliruan nga uzurpimi dhe monopolizimi i pluralizmit nga ana e BDI-së, një parti e cila nga viti 2006 e ka lënë në stagnim dhe ngulfatje të plotë avancimin e të drejtave të cunguara të shqiptarëve. Pafund afera, korrupsion të lartë, njerëz nëpër lista të zeza, shëndetësi skandaloze e jo dinjitoze, ekonomi të dështuar, arsim e kulturë dekadente dhe ekzod masiv të popullatës janë rezultatet e 22 vjet pushteti të kësaj partie dhe drejtuesve të saj.
Largimi i BDI-së dhe Ali Ahmetit nga pushteti do i bëjë mirë jo vetëm shqiptarëve dhe qytetarëve të vendit, por të gjithë rajonit. Korrupsioni i partisë shqiptare ka forcuar antishqiptarizmin maqedonas. Tash presim një politikë shqiptare pa korrupsion, që e forcon kombin tonë dhe e dobëson antishqiptarizmin. Ne duam bashkëjetesë, barazi dhe respekt, por ajo nuk arrihet me politikanë të korruptuar.
Jo BDI e Ali Ahmeti, por të urojmë që shqiptarët, të asnjë shtetit, mos përjetofshin kurrë më regjime të tilla.
Urime dhe punë të mbarë ministrave të VLEN-it në qeveri. Personalisht angazhohem të monitoroj me kujdes gjithë qeverisjen, sepse pres që të gjithë të bëjnë një punë të shkëlqyer në detyrën e re.
VIDEO bonus: