Anglia është gjysmëfinalistja e tretë e Euro 2024: Kombëtarja e Southgate mundi Zvicrën me penallti në çerekfinale në Dusseldorf dhe tani pret fituesin Holandë-Turqi. Pas një pjese të parë të përgjumur, Embolo zhbllokoi ndeshjen në minutën e 75’, gol i barazuar menjëherë me goditjen për biliardo të Saka me të majtën (80′). Në shtesë Anglia u shpëtua nga Picford e traversa që ndali Shaqirin nga këndi, ndërsa te penalltitë gabimi vendimtar ishte ai i Akanjit (pritje e Pickford), ndërsa anglezët ishin të pagabueshëm.
Për lojën e bukur, duhet parë ndeshje tjetër. Por ndërkohë, Anglia hedh një tjetër hap jetik në këtë kampionat europian duke mposhtur Zvicrën me penallti pas barazimit 1-1 pas 120 minutash lojë. Një ndeshje që nuk ishte aspak e bukur dhe emocionuese. Mundësitë me pikatore, loja u luajt kryesisht me topin në këmbët angleze dhe Zvicrën që rinisej në kundërsulm, edhe pse helvetët në pjesën e dytë – kur më pas gjetën avantazhin – arritën të shtypnin kundërshtarët e tyre për një kohë të gjatë.