Liridona Shala, partnerja e Faton Hajrizit ka shprehur dyshime për vdekjen e Faton Hajrizit, përkundër se autoritetet serbe thanë se e kanë vrarë.
Ajo ka thënë se nuk beson pa e parë trupin e Faton Hajrizit .
“Akoma nuk jemi besu, sepe mediat janë gjithçka duke folur. Mendimi im është që ai është gjallë, pa e pa trupin e tij nuk besoj”, ka thënë ajo gjatë një interviste për Euronews Albania.
E pyetur se kanë informacione kur mund të kthehet trupi i Hajrizit, ajo tha se kanë informacione se kjo mund të marrë 10 ditë apo 2 javë.
“Përmes informacioneve që kemi marrë diku 10 ditë ose 2 javë mundet me shku për ta sjellë trupin. Edhe ne atë jemi duke kërkuar”, ka thënë ajo.
Sipas saj, Fatoni kishte plan që ta ketë një jetë me të, por shton se më pas nuk e di çfarë ndodhi dhe si erdhi puna që Fatoni të përfundojë kështu.
“Plani ka qenë që unë me mbetur shtatzëne dhe me vazhdu jetën. Por, nuk e di kush ia mbushi kryt, çka ndodhi si ndodhi pse erdhi puna që Fatoni sot nuk është”, ka thënë ajo. /Gazeta Express