Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, realizoi takim me Avad Al Anzij Bin Sibtij, zëvendësministër i Çështjeve Islame të Mbretërisë së Arabisë Saudite, i cili e udhëheq delegacionin në vizitën në vend. Në takim morën pjesë edhe deputetët e Kuvendit Adnan Azizi dhe Salim Sulejmani si dhe përfasues të BFI në krye me Reis Ulema Shaqir Fetai.
Në takim u diskutua për marrëdhëniet midis të dy vendeve, të cilat vlerësohen si miqësore, me përkushtim të përbashkët për thellimin e tyre. Gjithashtu, u konkludua se ka shumë hapësirë për intensifikimin e dialogut politik dhe dinamizimin e bashkëpunimit ekonomik.
Duke i uruar mirëseardhjen zëvendësministrit Avad Al Anzij Bin Sibtij, Kryetari Gashi theksoi se kjo vizitë është e rëndësishme për kultivimin e marrëdhënieve bilaterale.
Bashkëbiseduesit iu referuan mundësive për shkëmbime dhe vizita më të shpeshta diplomatike në nivel parlamentar për zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale.
Gjithashtu, u theksua edhe mundësia për përmirësim të këmbimit arsimor, si dhe rëndësia për bashkëpunim kulturor për mirëkuptim dhe bashkëpunim.
Në fushën e bashkëpunimit konsullor, u theksua rëndësia e lehtësimit të udhëtimit për qytetarët e të dy vendeve.
Gjatë ditēs së djeshme bashkë me Kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, realizuam takim me Avad Al Anzij Bin Sibtij, zëvendësministër i Çështjeve Islame të Mbretërisë së Arabisë Saudite, i cili e udhëheq delegacionin në vizitën në vend, shkruan deputeti Salim Sulejmani.
Në takim morën pjesë edhe deputetët e Kuvendit Adnan Azizi dhe Salim Sulejmani si dhe përfaqsues nga BFI në RMV.
Në takim u diskutua për marrëdhëniet midis të dy vendeve, të cilat vlerësohen si miqësore, me përkushtim të përbashkët për thellimin e tyre. Gjithashtu, u konkludua se ka shumë hapësirë për intensifikimin e dialogut politik dhe dinamizimin e bashkëpunimit ekonomik.
Duke i uruar mirëseardhjen zëvendësministrit Avad Al Anzij Bin Sibtij, Kryetari Gashi theksoi se kjo vizitë është e rëndësishme për kultivimin e marrëdhënieve bilaterale.
Bashkëbiseduesit iu referuan mundësive për shkëmbime dhe vizita më të shpeshta diplomatike në nivel parlamentar për zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale.
Gjithashtu, u theksua edhe mundësia për përmirësim të këmbimit arsimor, si dhe rëndësia për bashkëpunim kulturor.
Në fushën e bashkëpunimit konsullor, u theksua rëndësia e lehtësimit të udhëtimit për qytetarët e të dy vendeve.