Rusia ka liruar reporterin e Wall Street Journal, Evan Gershkovich dhe ish-marinsin amerikan Paul Whelan në një shkëmbim të burgosurish, raporton Bloomberg.
Dy burrat, të cilët u burgosën në Rusi me akuza për spiunazh që ata dhe SHBA-ja mohojnë, janë nisur drejt destinacioneve jashtë Rusisë.
Fox News raportoi se reporteri i burgosur i Wall Street Journal, Evan Gershkowitz do të kthehet në SHBA në një shkëmbim të burgosurish, me gjasa të enjten.
Qëndrimi i Kremlinit
Më herët Kremlini refuzoi të komentonte raportet që tregonin se një shkëmbim i të burgosurve mes Rusisë dhe SHBA-së do të fillojë menjëherë.
Megjithatë, kishte indikacione në rritje për një shkëmbim të madh të të burgosurve midis Rusisë dhe Bjellorusisë, nga njëra anë, dhe SHBA-së, Gjermanisë, Sllovenisë dhe Britanisë nga ana tjetër.
Fox News raportoi pak orë më parë se gazetari i burgosur i Wall Street Journal do të kthehet në SHBA si pjesë e një shkëmbimi të të burgosurve./vizionplus.tv