Ballina Kronika Aksident në magjistralen Tetovë-Gostivar, një automjet është rrokullisur dhe ka dalë nga...

Aksident në magjistralen Tetovë-Gostivar, një automjet është rrokullisur dhe ka dalë nga rruga (VIDEO)

Dje në orën 01.50 në SPB-Tetovë është raportuar se në magjistralen Gostivar – Tetovë, në afërsi të pikes së pagesës rrugore në Tetovë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të makinës së tipit BMW, me targa të Tetovës, e drejtuar nga personi me inicialet I.M.(25) nga Tetova dhe makinës së tipit „Opel” me targa austriake, e drejtuar nga personi me inicialet L.H.(37) nga Tetova.

Në aksident kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e automjeteve dhe bashkudhëtarët A.H.(25) nga Kosova, E.K (25) nga Tetova, A.B. (43) nga Tetova dhe N.I. (30) nga Bogovina.
Lëndimet janë konstatuar në Spitalin Klinik të Tetovës.

Gjatë përplasjes, një nga automjetet është rrokullisur dhe ka dalë nga rruga.