Ballina Kronika Një 57-vjeçar i vrarë dhe një 15-vjeçar i plagosur në Zllakuqan të...

Një 57-vjeçar i vrarë dhe një 15-vjeçar i plagosur në Zllakuqan të Lipjanit, arrestohen dy persona (VIDEO)

Një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur me thikë sot në Zllakuqan të Lipjanit, derisa dy persona janë arrestuar në cilësinë e të dyshuarve.

Personi i plagosur është dërguar në Emergjencë.

Drejtori i Emergjencës, Naser Syla i tha Gazetës Express se gjendja e tij është stabile.

“Gjendja e tij është stabile. Është trajtuar në Emergjencë ku janë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme dhe e kemi transferuar në Klinikën e Kirurgjisë Torakale për trajtim të mëtejshëm”, tha Syla.

Ai bëri të ditur se i plagosuri është i lindur në vitin 2009. /GazetaExpress/