Ballina Kronika Përleshje me armë zjarri në Viti, dy të plagosur

Përleshje me armë zjarri në Viti, dy të plagosur

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Dy persona janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri të enjten në Komunën e Vitisë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00 në fshatin Novosellë të Vitisë.

Një person është arrestuar, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.

“Me datën 08.08.2024 në ora 10:07, Stacioni Policor në Viti ka pranuar informacion se në Fshatin e Ri, komuna e Vitisë ka të shtëna me armë zjarri si pasojë e të cilave janë plagosur dy persona”, tha Osmani për Paparacin.

Sipas dyshimeve fillestare, zënka ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshje mes dy palëve për një pronë të një serbi, i kanë thënë Paparacit një dëshmitar nga vendi i ngjarjes.

Policia tha se dy të plagosurit janë dërguar për trajtim mjekësor dhe se të njëjtit janë ndodhen rrezikut për jetë.

“Njësitet policore relevante me urgjencë i janë përgjigjur rastit dhe nga hetimet e para mësohet se dy persona meshkuj kosovarë si pasojë e këtyre të shtënave janë plagosur. Të njëjtit pas marrjes së ndihmës së parë qendra e mjekësisë familjare në Pozheran janë transferuar në Spitalin Rajonal të Gjilanit ku aktualisht po trajtohen”, tha Osmani.

Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar dy armë zjarri. /Paparaci.com