Ballina Bota Zelensky: Bombardimet ruse nga rajoni i Kurskut meritonin një përgjigje të drejtë

Zelensky: Bombardimet ruse nga rajoni i Kurskut meritonin një përgjigje të drejtë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha këtë mbrëmje se Rusia kishte nisur gati 2,000 bombardime ndërkufitare nga rajoni rus i Kurskut në provincën Sumy të Ukrainës që nga fillimi i verës, për të cilën presidenti ukrainas tha se meritonte një përgjigje të drejtë.

“Artileri, mortaja, drone. Gjithashtu sulmet me raketa dhe çdo goditje e tillë meriton një përgjigje të drejtë”, theksoi lideri ukrainas në mesazhin e tij të përditshëm televiziv.

Mbrëmë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha publikisht për herë të parë se forcat ukrainase po luftojnë në rajonin e Kurskut të Rusisë, duke thënë se operacioni është pjesë e lëvizjes së Kievit për të rivendosur drejtësinë pas pushtimit rus të Ukrainës në shkurt 2022.

Forcat ruse po përpiqen për të gjashtën herë për të zmbrapsur trupat ukrainase që sulmuan Kursk, në përpjekjen më të madhe të tillë nga forcat e Kievit që nga fillimi i luftës.

Ushtria ruse konfirmoi sot se trupat ukrainase kishin avancuar thellë në rajonin e Kurskut, duke thënë se kishte ndaluar përparimin e tyre pranë disa komuniteteve brenda 30 kilometrave nga kufiri ukrainas.

Gjatë natës së së shtunës ndaj të dielës të paktën trembëdhjetë persona u plagosën, për shkak të rënies së mbeturinave të raketave të lëshuara nga forcat e armatosura të Ukrainës në një pallat nëntëkatësh në qytetin e Kursk./vizionplus.tv