Ballina Kronika Ndërron jetë futbollisti shqiptar në Itali, i riu u aksidentua me makinë...

Ndërron jetë futbollisti shqiptar në Itali, i riu u aksidentua me makinë (FOTO)

Makinat përplasen ‘kokë më kokë’, ndërron jetë pas një aksidenti 16-vjeçari shqiptar në Itali! Prindërit dhurojnë organet e të birit

Futbollisti Lorenzo Çela, ka ndërruar jetë në moshën 16-vjeçare, në një spital në Brescia të Italisë, aty ku ishte i shtruar prej pasdites të së dielës.

Shqiptari u përfshi në një aksident me makinë, teksa po udhëtonte me të dashurën e tij dhe nënën e kësaj të fundit.

Makina që drejtohej nga nëna e të dashurës së Lorenzo Çelës, u përplas në rrugë me një tjetër automjet dhe si pasojë e plagëve të marra, 16-vjeçari shqiptar ndërroi jetë në spital.

Lorenzo Çela ishte futbollist dhe luante me të rinjtë e Desenzano. Ëndrra e tij ishte që të bëhej një futbollist i madh dhe me emër, por u ndal në mes, që në moshë të re.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet, për të zbardhur shkaqet që sollën këtë aksident, që i kushtoi jetën të riut shqiptar.

Lorenzo Çela, 16 vjeç ka ndërruar jetë ditën e djeshme (12 gusht) në një spital në Brescia, Itali, ku ndodhej i shtruar që prej pasdites të së dielës, pasi u përfshi në një aksident rrugor.

Adoleshenti me origjinë shqiptare, i cili për një muaj do të mbushte 17-vjeç, u dërgua në spital në gjendje kritike për jetën, pasi makina me të cilën udhëtonte së bashku me të dashurën dhe nënën e saj u përplas ‘kokë më kokë’ me një makinë tjetër.

Makina që drejtohej nga nëna e të dashurës së tij humbi kontrollin e mjetit dhe kaloi në korsinë e kundërt, duke u përplasur me një Lancia Delta. Operacionet e shpëtimit u kryen nga disa ambulanca dhe zjarrfikëse.

Në aksident u përfshinë 5 persona. Krahas humbjes tragjike të Lorencos, nëna e vajzës, 45 vjeçe, u shtrua në spital në gjendje kritike, ndërsa dy personat e tjerë që ishin Lancia Delta pësuan lëndime më pak të rënda.

Prindërit e Lornezos dhuruan organet e të birit. Lajmin e bëri me dije klubi i futbollit ku Lorenzo bënte pjesë, Calcio Desenzano, duke e cilësuar ditën e djeshme si më të errtën në historinë e klubit dhe gjithashtu duke i shprehur ngushëllimet familjes së 17-vjeçarit.

“Sot Calcio Desenzano po përjeton ditën më të trishtë që nga krijimi i tij. I gjithë klubi, duke filluar nga presidenti Roberto Marai, mblidhet rreth familjes së Lorenzo Çelës, mesfushorit të talentuar të skuadrës sonë të moshave, i cili u nda nga jeta tragjikisht sot (dje) pas një aksidenti rrugor. Si gjest i fundit i bujarisë së madhe, prindërit ranë dakord të dhuronin organet e djalit. Lamtumirë Lorenzo, përgjithmonë bardhë dhe blu”, shkruhej në postimin e klubit.