Ballina Bota Ukraina: Rrëzuam avionin luftarak në Kursk, kemi 100 robër

Ukraina: Rrëzuam avionin luftarak në Kursk, kemi 100 robër

Ukraina pretendon se ka rrëzuar një avion luftarak rus në Kursk. Sipas Kievit, që nga fillimi i operacioneve në territorin rus, janë mbajtur 100 robër lufte.

Në të njëjtën kohë, zyrtarët amerikanë që folën për Wall Street Journal raportuan se Rusia kishte tërhequr disa nga trupat e saj nga Ukraina në përgjigje të sulmeve brenda territorit të saj.

Mbetet e paqartë, thanë zyrtarët, se sa trupa po tërhiqen dhe se Uashingtoni ende po përpiqet të kuptojë rëndësinë e lëvizjes ruse, ndërsa trupat vazhdojnë të luftojnë për të zmbrapsur pushtimin ukrainas më shumë se një javë pasi filloi.

Megjithëse Moska pretendoi se kishte filluar të frenonte ofensivën në Kursk, guvernatori i Belgorodit fqinj shpalli gjendjen e jashtëzakonshme rajonale në orët e para të mëngjesit, duke përmendur sulmet e vazhdueshme ukrainase./vizionplus.tv