Ballina Bota Turqia “pushtohet” nga zjarret, 21 të plagosur dhe mijëra të evakuuar

Turqia “pushtohet” nga zjarret, 21 të plagosur dhe mijëra të evakuuar

Turqia është “pushtuar” nga flakët, ku si pasojë u plagosën 21 persona dhe u detyruan rreth 4 000 banorë të evakuohen.

Sipas mediave të huaja, zjarri u përhap në pesë qytete dhe provinca, duke përfshirë qytetin e tretë më të madh të vendit, Izmirin

“Flakët në Izmir, që vazhdojnë prej dy ditësh, kanë plagosur 21 persona”, njoftoi kryetari i bashkisë
“Gjatë natës, 17 shtëpi banimi u dogjën, 105 shtëpi dhe 44 vende pune u evakuuan, dëmtuar 1600 hektarë tokë në Izmir”, tha ministri i Bujqësisë dhe Pyjeve.

Autoritetet qëndrojnë në gatishmëri deri në mes të shtatorit për shkak të kushteve të papritura të motit.