Një person është qëlluar për vdekje në aksionin policor mbrëmë në fshatin Gajre të Tetovës, pasi policia ka tentuar të ndalojë një të dyshuar për vrasje, i cili kërkohej me urdhër. I dyshuari ka gjuajtur me armë zjarri në drejtim të policëve, ndaj të cilit policia i është kundërpërgjigjur dhe e ka plagosur.
I dyshuari ka ndërruar jetë në spital ku është dërguar me autoambulancë, ka konfirmuar MPB-ja.
MPB-ja njoftoi se më 23 gusht rreth orës 22:00, zyrtarë policorë të MPB-së së Tetovës dhe Sektori për Operacione Speciale Policore kanë marrë masa për ndalimin e L.M. (41) nga fshati Gajre, i dyshuar për vrasje, i cili po ashtu kërkohej për arratisje nga Spitali Psikiatrik Bardovc.
„Pas marrjes paraprake të tre urdhërave për bastisje në tri shtëpi në Gajre, gjatë kontrollit të shtëpisë në pronësi të Z.M., aty u gjet L.M, I cili i cili i armatosur me automatik, ka bërë rezistencë dhe nuk ka zbatuar urdhrat e dhëna të punonjësve të policisë, por ka bërë provën dhe ka drejtuar automatikun në drejtim të punonjësve të policisë”, tha MPB.
Sipas MPB-së, te L.M. u gjet një pistoletë, korniza pushke automatike dhe fishekë.
Kjo ngjarje lidhet me një urdhër-arrest për një vrasje të ndodhur më 5 korrik në Tetovë, gjatë së cilës u ekzekutua 40-vjeçari R.T. ndërsa ishte ulur në makinën e tij. Policia dyshoi se autori i kësaj vrasje ishte personi që u qëllua mbrëmë në fshatin Gajre./Радио Слободна Европа на македонски јазик
Më 23 gusht 2024, rreth orës 22:00, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë dhe Departamenti për Operacione Speciale Policore, pas informacioneve operative të marra paraprakisht se L.M. (41) nga fshati Gajre, Tetovë, i cili dyshohet për veprën penale të vrasjes më 05.07.2024 dhe kërkohej për arratisje nga Spitali Psikiatrik Bardovci, gjendet në fshati Gajre, ku morën masa dhe aktivitete për heqjen e lirisë së personit.
Pas bastisjeve të siguruara më parë në tri shtëpi në Gajre dhe marrjen e masave për kontrollin e një shtëpie në pronësi të Z.M. u gjet L.M. i cili ishte i armatosur me automatik. I njëjti ka rezistuar dhe nuk ka zbatuar urdhrat e punonjësve të policisë duke drejtuar automatikun drejt policëve, pas së cilës policët kanë qëlluar. Më pas është kërkuar ndihmë mjekësore nga Shërbimi Emergjent Mjekësor dhe është njoftuar edhe prokurori publik.
Tek L.M. u gjet edhe një pistoletë dhe korniza për një automatik dhe fishekë. Rreth orës 22.50 L.M. ka ndërruar jetë, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku i Emergjencës Mjekësore.
Ekipet policore kanë kryer kontrrolle në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar në repartin e mjekësisë ligjore në Spitalin klinik të Tetovës për autopsi.
Детали за убиството во тетовско: полицијата апсела убиец избеган од Бардовци, а тој ги дочекал со автоматска пушка вперена во нив
На 23.08.2024 околу 22 часот полициски службеници од СВР Тетово и Одделот за специјални полициски операции, по претходно добиени оперативни сознанија дека Л.М. (41) од с. Гајре, тетовско, кој е осомничен за кривично дело убиство на 05.07.2024, а бил баран и поради бегство од Психијатарската болница Бардовци, се наоѓа во с. Гајре, преземале мерки и активности за лишување од слобода на лицето.
По претходно обезбедени наредби за претрес во три куќи во Гајре, при преземање мерки за претрес на куќа сопственост на З.М., затекнат е Л.М., кој бил вооружен со автоматска пушка и пружил отпор и не постапил по дадените наредби на полициските службеници, туку автоматската пушка ја репетирал и вперил кон полициските службеници, по што било пукано од страна на полициските службеници.
Откако Л.М. бил неутрализиран, побарана е медицинска помош од Итна медицинска помош, а известен е и јавен обвинител. Кај Л.М. бил пронајден и пиштол и рамки за автоматска пушка и куршуми. Околу 22.50 часот Л.М. починал, а смртта ја констатирал лекар од Итна медицинска помош. Увид на местото на настанот извршија полициски екипи, а по наредба на јавен обвинител, телото на починатиот е пренесено во одделот за судска медицина во Клиничка болница Тетово за обдукција.