Pasditen e sotme është djegur fabrika për përpunimin e qumështit „Hit 73“ në Kamjan të Tetovës.
Fabrika është djegur pothuajse tërësisht dhe në shuarjen e saj kanë marrë pjesë zjarrfikësit nga Shkupi, Gostivari dhe Kavadari, njofton QMK.
Zyrtarisht ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.
Rikujtojmë që në Tetovë ka pasur disa zjarre të përmasave të mëdha në dy vitet e fundit.
Në muajin maj 2022 një zjarr i përmasave të mëdha shpërtheu në hapësirat e ish fabrikës “Makedonija Tabak” dhe “Pofix” në Tetovë.
Në gusht 2023 një zjarr kaploi tendat për shitje të librave para Qendrës për Kulturë të Tetovës.
Në nëntor 2023 një zjarr i madh shpërtheu në depon e ngjyrave dhe materialeve kimike në Falishtë të Tetovës.
Në shkurt 2024 në Zhelinë të Tetovës shpërtheu një zjarr i madh u dogj sasi e madhe e gomave.