Ballina Bota 10 kamionë punuan një javë për të transportuar paratë dhe sendet me...

10 kamionë punuan një javë për të transportuar paratë dhe sendet me vlerë: Zyrtarit të lartë kinez i kapen 126 mld USD në shtëpi

Kryetar i Bordit të Drejtorëve të kompanisë lider kineze të energjisë “PetroChina” është në qendër të një prej skandaleve më të medha të korrupsionit në Kinë.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e Wang Yilin, u gjetën gjithsej 900 miliardë juanë (rreth 126 miliardë dollarë) në para dhe sende me vlerë.

Pas operacionit të kryer nga Komiteti i Kinës për Inspektimin Disiplinor (CCDI) javën e kaluar, imazhet e publikuara në media zbuluan se 10 kamionë u përdorën për një javë për të transportuar sendet me vlerë dhe paratë e gjetura në bodrumin e shtëpisë së Wang Yilin.

Kjo situatë konsiderohet si një skandal i madh nga shumë njerëz që vënë në dyshim përpjekjet për të luftuar korrupsionin.

Rastet e ryshfetit dhe përvetësimit në Kinë kanë prekur thellësisht strukturën ekonomike dhe politike të vendit për shumë vite.

Përveç Wang Yilin, ish-zyrtarët e Partisë Komuniste Kineze (CCP) Bo Xilai dhe Zhou Yongkang kanë dalë gjithashtu në plan të parë me akuzat për ryshfet dhe korrupsion në shkallë të gjerë.

Bo Xilai u dënua me burgim të përjetshëm për ryshfet dhe korrupsion në vitin 2013, ndërsa Zhou Yongkang u arrestua dhe u dënua me burg në vitin 2014 me akuza për korrupsion. /vizionplus.tv