Ballina Kronika Kërçova përsëri në zi, ndahet nga jeta 15-vjeçarja nga fshati Tuhin, Njomza...

Kërçova përsëri në zi, ndahet nga jeta 15-vjeçarja nga fshati Tuhin, Njomza Emini

“Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai është kthimi ynë… “(Kuran)
Me dhimbje dhe pikëllim pranuam lajmin e vdekjes së vajzës së re nga fshati Tuhin i Kërçovës – Njomza Emini.
Vdekja e papritur prishi planet fëmijërore të Njomzës së vogël, të cilën sot do tia dorëzojmë mëshirës së Allahut Fuqiplotë.
Njomzës, padyshim që Allahu i Gjithmëshirshëm do t’i mundësojë ndërmjetësim për prindërit dhe familjarët e saj në botën e amshueshme.
Në emër të Myftiut Qamil ef. Rushiti, Këshillit të Myftinisë, imamëve dhe gjithë Xhematit Kërçovar, prindërve, motrës Mimoza, dhe gjithë familjes Emini, iu shprehim ngushëllimet e sinqerta, duke lutur Allahun e Madhërishëm, që atë ta takojmë në Xhennetet e Allahut Fuqiplotë.
Allahu xh.sh. iu dhuroftë sabër familjes, mësuesve dhe shoqërisë!
Me dhimbje dhe pikëllim;
Myftinia e Kërçovës

Me keqardhje pranuam lajmin e ndarjes nga jeta të nxënëses Njomza Emini. Si nxënëse e shkëlqyeshme ajo u pranua në SHMK”Drita” Kërçovë në drejtimin e shëndetësisë në vit të parë, po fati i saj tragjik nuk lejoji që të jetë në bankat shkollore dhe ta fillojë vitin shkollor e të realizojë ëndrrën e saj të bëhet motër medicinale. Drejtoria dhe kolektivi i SHMK”Drita” Kërçovë u shprehin ngushëllime familjes së nxënëses. Zoti i faltë parajsën e familjes i faltë durimin për këtë tragjedi.

Më zemërthyer se sot kurrë në jetë nuk kam qenë!
Miq dhe familjar, sot u nda nga jeta motra ime e vogël Njomza Emini!
Sot më lëshoi krahun për tu bërë engjull i Parajsës!
Do më mungosh sa të kem frymën e vogla ime!

Kërçova përsëri në zi – Njomza Emini , 15-të vjeçe ndërron jetë
Është e pamundur të përgatitesh tërësisht për vdekjen. Çdo person që është përballur me humbjen e njerëzve të dashur, njerëz të rinjë, shumë motë e njohin dhimbjen e humbjes.
Mëngjesi i datës 7 shtator, ishte ndryshe në mëngjeset tjera, kuptuam se Njomza e dashur, e urtë dhe njomë, kaloi në botën e amshueshme.
Pikërisht atëherë kur po planifikonte të fillonte një jetë të re të sferës akademike, atëherë kur festoi gjysmë-maturën për t’u regjistruar në Gjimnazin “Drita” të Kërçovës, e që sot do të kishte përfunduar javën e parë me shoqet dhe shokët e saj, ne duhet t’i themi “Lamtumirën e fundit” për në botën e përtejme.
Të çmuar prindër të Njomzës, jeta dhe fati ynë, sa janë të mira, ndonjëherë dijnë të marrin kahjen e sprovës dhe humbjeve siç është kjo.
E nderuara familja Emini, dashamirë e familjarë, në pamundësi për të qenë fizikisht në mesin tuaj, nga larg ju përcjellë ngushëllimet më të sinqerta për të ndarë dhimbjen e madhe për humbjen e vajzës, motrës, mbesës dhe familjares – Njomza Emini.
Njomza u prehtë në paqe. Zoti e shpërblefte me të mirat e Parajsës së siguruar, e familjarëve ju faltë durim.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!
Me dhimbje dhe dashuri,
Fatmir Dehari.