Ballina Aktualitet Bilall Kasami takohet me kryebashkiakun e Stambollit, Ekrem İmamoğlu

Bilall Kasami takohet me kryebashkiakun e Stambollit, Ekrem İmamoğlu

Në vazhdën e takimeve në Turqi, kryetari i Komunës së Tetovës është takuar me kryebashkiakun e Stambollit, Ekrem İmamoğlu.

“Takim tejet miqësor me kryetarin e Stambollit, Ekrem İmamoğlu!
Gjatë vizitës time në Turqi, takova kryetarin e Stambollit, Ekrem İmamoğlu. Me theks të veçantë diskutuam për bashkëpunim në sferën e arsimit, kulturës dhe ekonomisë. Po marrim përvojat më të mira për ta zhvilluar qytetin tonë sa më shumë. Ngelemi të hapur për çdo bashkëpunim të frytshëm që ka për qëllim progresin dhe zhvillimin e qytetit!
Falënderoj z.Ekrem İmamoğlu për qasjen konstruktive dhe për gatishmërinë e treguar’, shkruan Kasami në facebook.