Ballina Bota Gjermania në “shtetrrethim”, pika kontrolli për emigrantët në çdo kufi tokësor, pritet...

Gjermania në “shtetrrethim”, pika kontrolli për emigrantët në çdo kufi tokësor, pritet refuzimi i vizave për emigrantët

Kërcënimi nga sulmet terroriste islamike në Gjermani është dukshëm më i lartë se në vitet e mëparshme, pjesërisht për shkak të luftës në Gaza. Këtë gjë e ka bërë të ditur inteligjenca gjermane pak kohë më parë.

“Rreziku i sulmeve xhihadiste është më i lartë seç ka qenë për një kohë të gjatë. Situata në Lindjen e Mesme, pas sulmit terrorist nga Hamasi sigurisht që kontribuon në kërcënimin e shtuar që paraqet terrorizmi islamik”, tha kreu i shërbimeve vendase të inteligjencës, Thomas Haldenëang.

Sipas tij, Gjermania është më shumë në fokusin e xhihadistëve sesa vendet e tjera evropiane, sepse “ë bashku me SHBA-në, konsiderohet të jetë një nga mbështetëset më të rëndësishme të Izraelit.

Gjermania në “shtetërrethim”

Këto paralajmërime të forta kanë ngritur në këmbë autoritetet gjermane, të cilat kanë shpërsuar masat. Që në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne, Gjermania ka kaluar në “shtetërrethim”. Policia ka shtuar kontrollet në të gjitha pikat kufitare, duke nisur nga Danimarka, Holanda, Belgjika, Luksemburgu dhe deri në kufirin me Francën.

Kontrollet, të cilat janë shtrirë edhe në autostradë, kanë qenë të himtësishme dhe askush nuk do të lejohet të hyjë në territorin gjerman, pa paraqitur më parë të gjitha dokumentet e identifikimit.

Duke mbrojtur vendimet e qeverisë, Ministrja e Brendshme Nancy Fesser i tha BILD se Gjermania nuk po zbaton masa arbitrare kombëtare që dëmtojnë Evropën, por po vepron në koordinim të ngushtë me fqinjët e saj. Qëllimi, i gjithë kësaj tha ajo, është të kufizohet më tej imigrimi i parregullt, të ndalohen trafikantët, të ndalohen kriminelët, të identifikohen dhe të parandalohen islamistët.

Duke iu përgjigjur atyre që shprehën shqetësimin për vonesat e gjata në kufi, Fesser siguroi se nuk do të ketë probleme të tilla.

“Nuk do të kemi mbingarkesë trafiku, por kontrolle inteligjente , siç e kërkon situata aktuale, ndërsa fluksi i udhëtimit dhe transportit, biznesit dhe tregtisë do të ndikohet sa më pak”, tha ministrja.

Refuzimi i vizave

Por për të pasur sa më shumë nën kontroll sulmet terroriste, Gjermania, përveç kontrolleve të shtuara dhe të ashpra, po mendon edhe refuzim të vizave apo kërkesat për azil.

Autoritetet bëjnë me dije se kur bëhet një kërkesë për azil në kufi, autoritetet gjermane duhet të verifikojnë, nëse është në kompetencën e tyre apo nëse personi, që hyn në vend, ka bërë ose mund të kishte bërë një kërkesë për azil në një vend tjetër të BE.

Pastaj ky person mund të kthehej në vendin, ku ka aplikuar fillimisht për azil ose ku ka prekur së pari zonën Shengen, nëse ai vend bie dakord. Këto procedura sipas të ashtuquajturave rregulla të Dublinit zgjasnin tani me muaj. Siç deklaroi ministrja e Brendshme gjermane Nancy Faeser, kërkimet në bazat e të dhënave të BE për azilin dhe negociatat me shtetet përkatëse të BE duhet të përshpejtohen. Kështu azilkërkuesit duhet të lihen pranë kufirit gjerman dhe madje të burgosen, nëse ekziston rreziku i arratisjes.

Reagimi i Olaf Scholz

Kancelari Olaf Solz shpjegoi nga ana e tij se qeveria e tij po vepron brenda kuadrit të legjislacionit evropian , duke shfrytëzuar maksimalisht opsionet e tij.

“Të gjithë e kuptojnë se numri i njerëzve që mbërrijnë në Gjermani është shumë i lartë dhe është e kuptueshme që qeveria gjermane ka interes të sigurojë që situata të vihet nën kontroll përmes menaxhimit të mirë të imigracionit të parregullt”, tha Scholz./vizionplus.tv