Ballina Bota Qëndroi 12 orë i fshehur pas shkurreve, detaje nga atentati ndaj Trump,...

Qëndroi 12 orë i fshehur pas shkurreve, detaje nga atentati ndaj Trump, çfarë u gjet në vendngjarje

Byroja federale e hetimit amerikan ka dhënë detaje të reja nga tentativa e dështuar për vrasjen e kandidatit republikan për president Donald Trump.

Autori i dyshuar, 58-vjeçari Ryan Routh qëndroi pas shkurres ku ishte pozicionuar për rreth 12 orë, dhe po shpresonte që ish presidneti Trump të afrohej në atë zonë, në mënyrë që të kishte pamje të qartë për ta qëlluar.

Në vendin e ngjarjes, përvec armës u gjet edhe ushqim, gjë që tregon se autori kishte ndërmend të qëndronte aty për një kohë të gjatë, deri sa të arrinte objektivin. Sinjali i aparatit celular që 58-vjeçari posedonte tregoi gjithashtu se ai ishte fshehur në atë vendodhje rreth 12 orë përpara se të zbulohej nga agjentët e shërbimit sekret.

Ryan Ruth i cili u arrestua pak momente pas ngjarjes doli përpara gjykatës të hënën. Ai po përballet me dy akuza që mund ta cojnë atë pas hekurave nga 15 deri në 20 vite burg, atë të mbajtjes së armës pa leje nga persona të dënuar më herët, dhe mabjta e armës me numër serial të fshirë.

Ajo që mbetet ende e paqartë,është motivi që shtyu autorin e dyshuar të ndërmerrte një akt të tillë. Donakld Trump ka akuzuar presidentin Biden dhe zëvendesen e tij Harris për nxitje të gjuhës së urrejtjes ndaj tij.

Megjithëse edhe presidenti Joe Biden edhe kandidtja demokrate Kamala Harris kanë dënuar tentativën për vrasjen ndaj Trump, e dyta në dy muaj. /vizionplus.tv