Në Tetovë, një këmbësor 61 vjeçar nga Tearca ka humbur jetën në një aksident trafiku që ka ndodhur në rrethrrotullimin e dytë në hyrje të qytetit, pesëmbëdhjetë minuta pas mesditës.
Sipas SPB -Tetovë, këmbësori 61-vjeçar nga Tearca e Tetovës është përplasur nga makina e drejtuar nga një shofer 25-vjeçar nga fshati Kamjan.
Në ora 12:15, në SPB Tetovë është raportuar se në bulevardin “Iliria” në Tetovë, mjeti motorik i pasagjerëve “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës, i drejtuar nga personi me inicialet F.A.(25 vjeç) nga Kamjani i Tetovës ka përplasur këmbësorin me inicialet R.R. (61 vjeç) nga Tearca, i cili nga plagët e marra ka ndërruar jetë në vend. Vdekjen e ka konstatuar mjeku i Emergjencave Mjekësore, njoftojnë nga SPB Tetovë.
Në vendin e ngjarjes kanë bërë këqyrje një ekip nga SPB Tetovë dhe prokurori publik, me urdhër të të cilit trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar për autopsi./TetovaNews