Policia reagoi zyrtarisht lidhur me lajmin e trishtë të humbjes së jetës të ish-deputetit demokrat, Gerti Bogdani. 44-vjeçari u gjet pa ndenja, teksa konsumonte një kafe me miqtë e tij.
Vizion Plus mëson se Gerti Bogdani teksa ishte duke konsumuar kafe në ambientet e një hoteli në Tiranë, ka shfaqur shqetësime.
Ai është shprehur duke thënë se ka probleme me frymëmarrjen.
“Kam probleme me frymëmarrjen”, ka thënë ai miqve të tij dhe më pas ka shkuar në tualet.
Por pasi është vonuar, miqtë e tij të shqetësuar në tualet dhe kanë hapur derën me forcë. Ata e kanë gjetur ish-deputetin e PD-së të shtrirë përtokë dhe i kanë dhënë ndihmën e parë.
Ata kanë lajmëruar menjëherë ambulance, por fatkeqësisht ish-debuteti humbi jetën pak pasi mbërriti në spital.
“Më datë 18.09.2024, rreth orës 11:30, në ambientet e një hoteli në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, është gjetur pa ndjenja shtetasi G. B., 45 vjeç. Ky shtetas është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, por ka ndërruar jetë.
Nga veprimet e kryera paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale”, thuhet në njoftim.
Arresti kardiak ishte shkaku i vdekjes të papritur të ish-deputetit demokrat, Gerti Bogdani.
Berisha mëson LIVE lajmin e vdekjes së Gerti Bogdanit: Një minutë heshtje
Sali Berisha ka mësuar live lajmin e vdekjes së Gerti Bogdanit, teksa ishte në konferencë për gazetarët.
Për këtë arsye ai ka mbajtur një minut heshtje pas shprehjes së ngushëllimeve dhe ka mbyllur koferencën.
“Ky lajm i zi në këtë moment më erdhi këtu në tavolinë. Është nja lajm shokues. Gerti Bogdani ka qenë dhe do mbetet në memorien time, njëri nga personalitetet e reja të PD, më të njohura më të shquara. Ka qenë një politikan demokrat me civilitet, me formim, me pregatitje, me ndershmëri, me urtësi në shkallën më të lartë. Kjo është një humbje e madhe për PD, por është një humbje e vërtetë për shoqërinë shqiptare. Geri Bogdani ishte nga ata të rinj pasardhës i një familje të shkëlqyer. Të rejshtuar që në fillimet me PD. I shkolluar me rezultatet më të larta, në shkollat më të mira të SHBA. Ai midis një të ardhmje në vendin ku u shkollua, ku kaloi vitet e rinisë studentore dhe kontributit për vendin e tij, për PD, zgjodhi këtë të fundit. Ky lajm shokues për mua dhe çdo demokrati, por dhe çdo qytetari që e ka njohur Gerti Bogadnin më erdhi në këtë moment si rrufe në qiell të hapur. Dy netë më parë e kam ndjekur në një studio televizive. Mendoj se në rast se ka një njëri i cili te çdo mik, shok i njohur ka lënë vetëm përshtypje pozitive në çdo takim ky është Gerti Bogadni, ndaj ju ftoj të ngrihemi ta kujtojm në një minut heshtje. I paharruar kujtimi i tij”, ishte reagimi i Sali Berishës.
Ndërroi jetë papritur, kush ishte Gerti Bogdani, deputeti i PD dhe baba i dy fëmijëve me aktivisten e njohur
Arresti kardiak ishte shkaku i vdekjes të papritur të ish-deputetit demokrat, Gerti Bogdani. Fatkeqësisht, politikani i njohur ndërroi jetë në moshën 44-vjeçare.
Kush ishte Gerti Bogdani?
Gerti Bogdani ishte baba i dy fëmijëve, Ajra dhe Reinarti, të ardhur në jetë nga martesa me aktivisten e njohur, Edlira Çepani.
Po ashtu, ai spikati edhe në politikë, ku mbajti poste të ndryshme.
Gerti Bogdani, ish-deputet i Partisë Demokratike, ka lindur dhe është rritur në Tiranë.
Pasi mbaroi shkollën e mesme “Harry Fultz”, me rezultate të shkëlqyera dhe ‘Medalje Ari’, Gerti Bogdani vijoi studimet e larta në Universitetin Politeknik të Neë York-ut, ku u diplomua, duke u shpallur edhe fitues i Outstanding Graduate Aëard ‘Medalje Ari’.
Bogdani u rikthye më pas në Shqipëri, duke nisur karrierën e tij profesionale në fushën akademike në Universitetin e Neë Yorkut, Tiranë. Ai ishte themeluesi dhe drejtues i Rrjetit të Studentëve Shqiptarë në Botë.
Karrierën politike e fillon në vitin 2007, ai kandidoi me Partinë Demokratike për Kryetar të Njësisë Bashkiake nr. 10 Tiranë, garë të cilën e fitoi. Gjate kësaj kohe vazhdoi edhe aktivitetin si zëdhënës politik i PD. Në vitin 2009, Gerti Bogdani, kandidoi në Zgjedhjet Parlamentare të 28 qershorit 2009, dhe u zgjodh deputeti më i ri në Kuvendin e Shqipërisë. Nga viti 2009 e në vijim, ai vazhdoi aktivitetin e tij si Kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike.
Në vitin 2011 ai u zgjodh zv/president i “Bashkimit Ndërkombëtar të të Rinjve Demokratë” (International Young Democrat Union – IYDU) e më pas, në janar të vitit 2012, nën/Kryetar. Në shtator 2015 u zgjodh Kryetar i IYDU, ne Kongresin e zhvilluar në Lisbonë të Portugalisë, duke u bërë kështu politikani i parë shqiptar që mbajti një post kaq të lartë në një organizatë ndërkombëtare.
Policia reagon pas vdekjes së Gerti Bogdanit: U gjet pa shenja jete
Policia ka reaguar zyrtarisht lidhur me lajmin e trishtë të humbjes së jetës të ish-deputetit demokrat, Gerti Bogdani. Në reagimin zyrtar bëhet e ditur se 44-vjeçari është gjetur pa ndenja në ambientet e një hoteli në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Ndonëse i është dhënë ndihma mjekësore, ish-deputeti demokrat nuk ia ka dalë dot.
“Më datë 18.09.2024, rreth orës 11:30, në ambientet e një hoteli në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, është gjetur pa ndjenja shtetasi G. B., 45 vjeç. Ky shtetas është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, por ka ndërruar jetë.
Nga veprimet e kryera paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale”, thuhet në njoftim.
Arresti kardiak ishte shkaku i vdekjes të papritur të ish-deputetit demokrat, Gerti Bogdani.
Ndarja nga jeta e Gerti Bogdanit, Rama i shpreh ngushëllimet bashkëshortes dhe familjes!
Kryeministri Edi Rama i ka shprehur ngushëllimet familjes së të ndjerit Genti Bogdani.
Përmes një reagimi në rrjete sociale, kryeministri Rama shpreh keqardhje për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-deputetit demokrat.
“Keqardhje për ndarjen kaq të parakohshme nga jeta dhe ngushëllime bashkëshortes e familjes Bogdani”, shkruan ai.
Gerti Bogdani ndërroi jetë papritur në moshën 44-vjeçare si pasojë e një arresti kardiak.
Ndarja nga jeta e Gerti Bogdanit, reagon politika: Humbje e pazëvendësueshme!
Disa prej politikanëve të vendit tonë kanë reaguar pas lajmit të trishtë të ndarjes nga jeta e ish-deputetit të PD-së, Gerti Bogdani.
Ilir Meta i shpreh ngushëllimet familjes dhe të afërmve të tij.
Ai thekson se Bogdani me angazhimin e tij në politikë krijoi një model pozitiv për të rinjtë duke i nxitur ata të jenë pjesë e vendimmarrjes.
“Ngushëllimet më të ndjera bashkëshortes Edlira, dy vajzave të tij, të afërmve dhe të gjithë bashkëpunëtorëve, për këtë humbje të pazëvendësueshme. Thellësisht i trishtuar nga lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gert Bogdani.
Gjatë gjithë angazhimit të tij politik, ai krijoi një model pozitiv për të rinjtë duke i nxitur të jenë pjesë e vendimmarrjes. Ngushëllimet më të ndjera bashkëshortes Edlira, dy vajzave të tij, të afërmve dhe të gjithë bashkëpunëtorëve, për këtë humbje të pazëvendësueshme.
I paharruar kujtimi i tij! Të prehet në paqe!” shkruan Meta.
Ndërkohë Gazment Bardhi ka ndërprerë mbledhjen e Komisionit të Mandateve. Ai tha se largimi nga jeta i Gerti Bogdanit është tronditës dhe shumë i rëndë për kolegët e tij.
“Sapo është konfirmuar se kolegu ynë, Gert Bogdani sapo ka ndërruar jetë. Ky lajm është tronditës dhe shumë i rëndë për ne kolegët e tij në PD, por edhe për kolegët e tij në Kuvendin e Shqipërisë. Kërkërjon ndërprerjen e mbledhjes”, tha Bardhi.
Ndërsa kryetarja e Këshillit të Mandateve, Elisa Spiropali shprehur ngushëllimit për ndarjen nga jeta të ish-deputetit demokrat.
“Të prehet në paqe kolegu ynë Gert Bogani. Ngushëllime nga zemra, familjes së tij u pretë në paqe”, u shpreh Spiropali.
Lulzim Basha po ashtu ka shprehur ngushëllimet familjes për lajmin e trishtë. Ai thotë se Bogdani ishte një politikan me vlera dhe mjat i talentuar.
“Jam i tronditur nga lajmi për largimin e papritur e të parakohshëm nga jeta të mikut dhe bashkëpunëtorit tim Gerti Bogdani. Ngushëllimet e mia më të ndjera familjes në këto orë të vështira. Mendimet dhe lutjet e mija janë me ta në këtë dhimbje të madhe.
Një shpirt i lirë dhe i përkushtuar ndaj të tjerëve, një politikan i talentuar dhe me vlera, Gerti shërbeu me pasion dhe integritet në funksionet e tij publike, duke nderuar Partinë Demokratike me përfaqësimin dinjitoz brenda dhe jashtë vendit.
Në këtë ditë zie, kur familja ka humbur njeriun e saj më të shtrenjtë, demokratët kujtojnë me respektin më të madh modelin e intelektualit konsensual dhe njërin nga përfaqësuesit e tyre më të përkushtuar, dhe unë një mik të paharrueshëm. U prehtë në paqe”, shkruan Basha.
Edhe kryebashkiaku Erion Veliaj i ka shprehur ngushëllimet familjes së Bogdanit.
“I keqardhur për ndarjen e parakohshme nga jeta të Gert Bogdanit – ngushëllime bashkëshortes dhe familjes. U prehtë në paqe”, shkruan Veliaj./vizionplus.tv
Ndarja nga jeta e Gerti Bogdanit, Presidenti Begaj: Promovoi vlera dhe i shërbeu vendit
Kreu i Shtetit, Bajram Begaj ka reaguar lidhur me lajmin e trishtë të largimit nga jeta të ish-deputetit demokrat, Gerti Bogdani.
Presidenti Begaj shpreh ngushëllimet për familjen e të ndjerit, ndërsa theksoi se Bogdani promovoi përgjatë karrierës së tij vlera që i shërbejnë vendit.
Postimi i Begajt:
Hidhërim për ikjen e beftë nga jeta të Gerti Bogdanit.
Ngushëllime familjes së tij, bashkëshortes, të afërme, miqve dhe kolegëve!
Gerti Bogdani, i angazhuar që në rininë e tij në jetën publike të vendit, promovoi vlerat më të mira në qeverisjen lokale, jetën parlamentare dhe atë politike, duke i shërbyer vendit, kauzës së të rinjve për përfshirjen e tyre në vendimmarrje dhe integrimit në BE.
Nesër homazhe për Gerti Bogdanin, seanca plenare shtyhet me kërkesë të PD
Seanca plenare e ditës së nesërme është shtyrë për në orën 17:00, me kërkesë të Partisë Demokratike.
Kjo pasi në mëngjes do të ketë homazhe shtetërore për ish-deputetin Gert Bogdani, i cili u nda nga jeta në moshën 44-vjeçare.
Arresti kardiak ishte shkaku i vdekjes të papritur të ish-deputetit demokrat.
Gerti Bogdani ishte baba i dy fëmijëve, Ajra dhe Reinarti, të ardhur në jetë nga martesa me aktivisten e njohur, Edlira Çepani.
Po ashtu, ai spikati edhe në politikë, ku mbajti poste të ndryshme. /vizionplus.tv