Avioni i linjës nga Salt Lake City në Portland ka bërë ulje emergjente, pasi disa pasagjerë nuk ndiheshin mirë.
Sipas mediave të huaja, ata pësuan gjakderdhje nga hundët dhe veshët.
Shkak dyshohet të jetë bërë një problem presioni në kabinën e avionit.
“Ndjeva një dhimbje të papritur në veshin tim të djathtë. Vura dorën në vesh dhe pashë gjak”, tha një nga pasagjerët.
Ndërsa një pasagjere tha: Veshët tanë filluan të na dhembin keq. U gjakosëm nga hundët dhe veshët. /vizionplus.tv