Një fluturim i Scandinavian Airlines nga Oslo në Malaga iu desh të bënte një ulje emergjente në Kopenhagë.
Mund tu duket e çuditshme por shkaku i uljes emergjente ishte një mi, i ciloi ra në pjatën e njërit prej pasagjerëve.
Pas ulërimave të pasagjerit kapiteni mori urdhër të ulte avionin menjëherë, pasi për komopaninë prania e kafshëve në avion përbënte rrezik.
“Ulja ishte në përputhje me procedurat e kompanisë pasi kafsha përbënte një rrezik sigurie“, tha zëdhënësi i linjës ajrore Oystein Schmidt për agjencinë e lajmeve AFP, sipas BBC.
“Kjo është diçka që ndodh rrallë,” shtoi Schmidt. Zakonisht, kompanitë vendosin kufizime të ashpra në lidhje me praninë e brejtësve në bordin e avionëve, për të shmangur rrezikun që kafshët të gërryen kabllot elektrike, shpjegon BBC. /Vizionplus.tv/