Ballina Bota Izraeli bombardon Libanin: 492 të vrarë, mbi 1500 të plagosur (VIDEO)

Izraeli bombardon Libanin: 492 të vrarë, mbi 1500 të plagosur (VIDEO)

Bastisjet izraelite shkaktuan një eksod nga Libani jugor (Reuters)

Të paktën 492 persona, përfshirë 35 fëmijë, janë vrarë dhe 1645 janë plagosur në sulmet izraelite në Liban, thotë Ministria e Shëndetësisë e vendit.
Shqetësimet për një luftë në shkallë të plotë po rriten ndërsa Hezbollahu shpall një “betejë llogarie” me Izraelin.

Ministria libaneze e Shëndetësisë njoftoi vdekjen e 492 personave dhe plagosjen e 1645 të tjerëve, duke përfshirë gra, fëmijë dhe mjekë ndihmës, si rezultat i bastisjeve izraelite në Libanin jugor dhe lindor që nga mëngjesi i së hënës.

Ministri libanez i Shëndetësisë Firas Al-Abyad tha në një konferencë për shtyp se bastisjet kishin në shënjestër spitale, qendra mjekësore dhe ambulanca.

Nga ana e tij, ministri libanez i Arsimit Abbas Al-Halabi njoftoi mbylljen e shkollave dhe universiteteve në të gjithë vendin nesër, të martën. Autoritetet vendosën të hapin institucione arsimore për të strehuar të zhvendosurit si rezultat i bombardimeve më të rënda izraelite në Liban që nga 8 tetori 2023.

Ushtria izraelite ka kryer qindra sulme ajrore në Libanin jugor dhe lindor që nga mëngjesi, dhe zëdhënësi i saj tha se ky sulm ishte një “sulm parandalues” pas monitorimit të lëvizjeve të Hezbollahut për të synuar Izraelin.

Në një raport të shpallur të hënën në mbrëmje, ushtria tha se sulmoi 1,300 objektiva të Hezbollahut në të gjithë Libanin, duke vënë në dukje se ajo kreu më shumë se 650 sulme brenda 24 orëve.