Një video e një ushtari rus është bërë virale. Video paraqet ushtarin rus të kapur nga një dron ukrainas, i cili sapo konstatoi rrezikun, nisi të lutej për të mos e vrarë.
Lutja për t’i faluar jetën zgjat vetëm pak sekonda, pasi droni i afrohet dhe i hedh ujë, po ashtu edhe një shënim në letër.
Në letër shkruhej mesazhi ‘ndiq dronin mbi argjinatura’. Ushtari rus bëri një gjest falenderues dhe iu bind dronit.
Ai u kap nga ukrainasit në një argjinaturë ngjitur./vizionplus.tv