Irani nisi një sulm me raketa në Izrael të martën. Sirenat u dëgjuan në të gjithë vendin ndërsa ekipet e CNN në terren panë dhjetëra raketa mbi qytetet e Tel Avivit, Jerusalemit dhe Haifës.
Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit tha se sulmi u fokusua në objektivat e sigurisë dhe ushtarake izraelite dhe ishte në përgjigje të vrasjes së liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah dhe të tjerëve .
Ushtria izraelite – e cila fillimisht vlerësoi se rreth 180 raketa u hodhën në Izrael – tha se sulmi “do të ketë pasoja”.
Më herët, SHBA tha se besonte se Irani po përgatiste një sulm të afërt me raketa balistike kundër Izraelit, pas nisjes së një operacioni tokësor nga Izraeli në Libanin jugor që synonte Hezbollahun e mbështetur nga Irani. Zyrtarët izraelitë e përshkruan ofensivën tokësore në Liban si “bastisje të lokalizuara”.
Presidenti iranian Masoud Pezeshkian tha se sulmi i tij raketor ndaj Izraelit ishte në mbrojtje të interesave dhe qytetarëve të Iranit, duke paralajmëruar në X se operacioni i të martës ishte “vetëm një pjesë e fuqisë sonë”.
Presidenti iranian Masoud Pezeshkian tha se sulmi i tij raketor ndaj Izraelit ishte në mbrojtje të interesave dhe qytetarëve të Iranit, duke paralajmëruar në X se operacioni i të martës ishte “vetëm një pjesë e fuqisë sonë”.
“Ky veprim ishte në mbrojtje të interesave dhe qytetarëve të Iranit. Për t’i bërë të ditur (kryeministrit izraelit Benjamin) Netanyahu se Irani nuk është luftarak, por ai qëndron me vendosmëri kundër çdo kërcënimi”, shkroi ai. “Mos hyni në konflikt me Iranin.”
Në një mesazh të postuar në X, Udhëheqësi Suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei paralajmëroi në hebraisht se “goditjet” kundër Izraelit do të bëheshin “më të forta dhe më të dhimbshme”.
“Me ndihmën e Zotit, goditjet e frontit të kryengritjes do të bëhen më të forta dhe më të dhimbshme mbi trupin e konsumuar dhe të kalbur të regjimit sionist”, tha ai.
Breshëria vjen pasi Izraeli nisi një operacion tokësor përtej kufirit të tij verior në Liban, duke synuar grupin militant Hezbollah të mbështetur nga Irani. Izraeli vrau liderin e Hezbollahut, Hassan Nasrallah në një sulm ajror të premten e kaluar dhe shkatërroi udhëheqjen e forcës më të fuqishme paraushtarake në Lindjen e Mesme – duke rritur frikën për një luftë të re rajonale.