Janë publikuar pamjet e momentit të vrasjes së shqiptarit Denis Loka nga dy kushërinjtë e tij, Enis dhe Aleksandër Loka.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 22:50 të mbrëmjes së të hënës, kur efektivët e Policisë Rrugore gjetën të përgjakur në tokë 28-vjeçarin shqiptar.
I plagosuri u dërgua me ambulancë në spitalin Evangelismos ku ndërroi jetë pak kohë më vonë.
Në videon e kamerave të sigurisë është kapur momenti i sherrit të përgjakshëm mes 28-vjeçarit dhe dy vëllezërve 17 dhe 19 vjeç.
Ndërkohë, dy autorët janë vetëdorëzuar në polici, ku kanë deklaruar se e vranë 28-vjeçarin, pasi ai i kishte dhunuar. /vizionplus.tv