Izraeli njoftoi se 4 ushtarë u vranë dhe 58 ushtarë u plagosën, 7 prej tyre në gjendje të rëndë, në sulmin e mjetit ajror pa pilot të kryer nga Hezbollahu në bazën ushtarake në jug të qytetit të Haifa.
Në deklaratën me shkrim të ushtrisë izraelite, thuhet se të gjithë ushtarët e plagosur nga sulmi me dronë i Hezbollahut në bazën ushtarake janë dërguar në spitale dhe familjarët e tyre janë informuar.
Në deklaratë thuhet se nga sulmi kanë humbur jetën 4 ushtarë dhe janë plagosur 58 ushtarë, ndërsa 7 prej të plagosurve janë në gjendje kritike për jetën.
Në njoftim thuhet se identitetet e ushtarëve të vdekur do të bëhen të ditur më vonë, ndërsa theksohet se hetimet për ngjarjen janë duke vazhduar.