Kampionati Botëror i Kickboxit në Rüsselsheim të Gjermanisë
Nga 4-6 tetor 2024 u mbajt kampionati Botëror i Federatës WFMC në Kickbox ku ishin mbi 1500 garues nga mbi 40 shtete të ndrysheme.
Në mesin e tyre ishin edhe dy të rinj shqiptarë (vëlla dhe motër) nga Dobroshti, Anik dhe Rejana Ismajli nga klubi i Kickboxit të Leverkusenit „Fightclub Leverkusen “, ku aty edhe jetojnë. Klubi udhëheqet nga një bashkatdhetar i yni, Baki Hoxhaj nga Gjakova.
Aniku dhe Rejana garuan në disa kategori, ku arriten shum fitore në kategori të ndryshme.
Aniku fitoi: 2 tituj botëror të vendit të parë,
1 medalje të argjendtë dhe 1 të bronztë.
Ndërsa motra e madhe Rejana fitoi poashtu 2 tituj botërorë: 2 medalje të argjendta dhe 2 medalje të bronzta.
Trainerët Baki Hoxhaj dhe Shkodran Idrizi nga Klubi i Kickboxit Fightclub Leverkusen ishin shum të kënaqur më sukseset e arritura të Anikut dhe Rejanës, Këta dy të rinj këtë vit arritën disa fitore të rëndësishme siç ishin titulli i Gjermanisë dhe titulli International i Gjermanisë, qē ishin shumë të rëndësishëm për kualifikimin në Kampionatin Botëror, i cili këtë vit u mbajt në Rüsselsheim të Gjermanisë.