Të paktën 94 persona kanë vdekur në Nigerinë veriore pasi një kamion cisternë e përfshirë në një aksident rrugor shpërtheu.
Sipas CNN, 94 personat ishin banorë të zonës që i ishin afruar cisternës për të mbledhur karburantin nga derdhja që ishte shkaktuar.
Burimet lokale thonë se numri i viktimave pritet të rritet.
Ngjarja tragjike ka ndodhur pasditen e vonë të së martës në fshatin Majiya.
“Shoferi humbi kontrollin e cisternës duke bërë që ajo të përmbysej dhe të derdhte karburant që ra në një kanal kullues. Banorët kanë shkuar për të marrë karburantin dhe më pas ka ndodhur shpërthimi ”, tha një përfaqësues i policisë lokale.
Sipas të njëjtit burim, të paktën 50 persona janë lënduar rëndë nga shpërthimi./vizionplus.tv
94 personnes périssent dans l'explosion d'un camion-citerne, le 15 octobre dans l'État de Jigawa, au nord du #Nigeria.
Selon la police, le poids-lourd, renversé suite à un accident, a explosé alors que des habitants récupéraient du carburant déversé sur la route. pic.twitter.com/IHuLZvS1Mt
— Sputnik Afrique (@sputnik_afrique) October 16, 2024