Ballina Bota Hezbollahu konfirmon se disa nga anëtarët e tij janë kapur nga ushtria...

Hezbollahu konfirmon se disa nga anëtarët e tij janë kapur nga ushtria izraelite

Hezbollahu ka pranuar se disa nga luftëtarët e saj janë kapur nga ushtria izraelite.

Al Jazeera shkruan se një zyrtar, që nuk dha numrin e anëtarëve të grupit libanez të kapur, deklaroi se Izraeli ka përgjegjësi për jetën e tyre.

“Për çështjen e të burgosurve që mbahen aktualisht nga armiku, unë them: Unë e di që armiku nuk është i përkushtuar ndaj etikës së luftës dhe konventave ndërkombëtare, por ai ka përgjegjësinë për të ruajtur jetën e të burgosurve”, tha Mohammad Afif para gazetarëve, duke kërkuar nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq të garantojë sigurinë e tyre.

Ndërkohë Hezbollahu ka marrë përgjegjësinë për sulmin e fundit me dron që kishte në shënjestër rezidencën e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në qytetin e Cezaresë.

“Rezistenca Islamike merr përgjegjësinë për operacionin në Cezare me objektiv rezidencën e Netanyahut,” tha shefi i zyrës së shtypit të Hezbollahut, Mohammad Afif.

Sipas zëdhënësit të Netanyahut, një nga tre dronët e nisur nga Libani kishte në shënjestër shtëpinë e kryeministrit të shtunën. Megjithatë, Netanyahu nuk ishte në banesë në momentin e sulmit dhe nuk pati viktima nga incidenti./vizionplus.tv