Ballina Aktualitet Tribunë për ndërgjegjësimin mbi kancerin e gjirit (VIDEO+FOTO)

Tribunë për ndërgjegjësimin mbi kancerin e gjirit (VIDEO+FOTO)

Sot më datë 22.10.2024 në kuadër të muajit ndërkombëtar të parandalimit të kancerit të gjirit, ne si Asamble e Gruas së Aleancës për Shqiptarët organizuam tribunë për ndërgjegjësimin mbi kancerin e gjirit në Sallën e Këshillit të Komunës së Çairit.
Në këtë tribunë, unë iu drejtova të pranishmëve me një fjalim përshëndetës dhe theksova rëndësinë e edukimit dhe mbështetjes për gratë që janë prekur nga kanceri i gjirit.

Poashtu në këtë disuktim kishim panelist të fushave të ndryshme të cilët folën për aspekte të fushës që i përkasin lidhur me këtë temë.

Pjesë e panelit ishin:

Argjend Imeri – dr. spec radiolog,
Merale Ferati – dr. spec gjinekologe,
Ilir Vela – dr. spec i kirurgjisë torakale,
Njomza Shaqiri – Phd në sigurim ushqimi, biokimiste

Qëllimi i kësaj tribune ishte të ofrojë informacione të rëndësishme mbi parandalimin, diagnostifikimin e hershëm dhe trajtimin e kësaj sëmundje, si dhe të inkurajojë gratë të kryejnë kontrolle të rregullta.

Apelojmë te të gjitha gratë dhe vajzat, pavarësisht moshës, të bëjnë kontrolle të rregullta, duke përfshirë vetëkontrollin e gjirit, eho dhe mamografi. Të inkurajojmë njëra-tjetrën të ndjekim këto kontrolle për shëndetin tonë.

VIDEO nga Fatmire N. Krasniqi:

Bashkë, mund të bëjmë një ndryshim!