Ballina Kronika Tronditëse/ Djali tërheq zvarrë nënën e moshuar: Çohu moj gore (PAMJET)

Tronditëse/ Djali tërheq zvarrë nënën e moshuar: Çohu moj gore (PAMJET)

FIER– Në vendin tonë nuk kanë fund rastet e rënda ku prindërit dhunohen nga fëmijët e tyre.

Sëfundmi në një video të bërë virale në rrjet shihet sesi një shtetas i identifikuar si Alban Mansaku, ushtron dhunë sistematike ndaj nënës së tij, Razie Mansaku.

Në videon e bërë publike nga JOQ, ai shfaqet teksa e tërheq zvarrë nënën e tij ndërsa i thotë fjalë fyese e ofenduese asaj.

Bëhet me dije se Mansaku ishte në gjendje të rënduar nga alkooli dhe droga, duke degraduar sjelljen ndaj nënës së tij. Abuzimi raportohet të ketë ndodhur në mënyrë të përsëritur ndërsa në video është fiksuar vetëm një fragment i vogël i dhunës që biri ushtron ndaj nënës së moshuar./Radar.al