Ballina Top Lajm Tërmet i fortë në Shqipëri, lëkundje në disa qytete në vend, epiqendra...

Tërmet i fortë në Shqipëri, lëkundje në disa qytete në vend, epiqendra në Kuman të Fierit

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë pak minuta më parë në disa qytete në jug të vendit.

Sipas IGJEUM, epiqendra është regjistruar në Kuman të Fierit, me magnitudë 4 të shkallës rihter dhe thellësi 5 km.

Për momentin nuk ka të dhëna për dëme, ndërsa qytetarë të shumtë kanë dalë nga banesat, pasi i druhen pasgoditjeve të tjera.

Sipas raportimeve nga Instituti i Gjeoshkencës është regjistruar një tërmet me magnitudë 3.8, më datë 25.10.2024, në orën 19:32:42.

Epiqendra ndodhet në fshatin Kuman, Bashkia Fier, me koordinata 40.711°N dhe 19.687°E, në një thellësi prej 15 km.

Nga komunikimet e marra deri tani, nuk raportohen probleme për komunitetin apo dëmtime në infrastrukturë.
Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile po monitorojnë situatën për çdo zhvillim të mëtejshëm.