Ballina Bota SHBA: Nëse Koreja e Veriut shkon në luftë, nuk do të ketë...

SHBA: Nëse Koreja e Veriut shkon në luftë, nuk do të ketë kufizime në përdorimin e armëve amerikane në Ukrainë

“Shtetet e Bashkuara  nuk do të vendosin kufizime në përdorimin e armëve amerikane nga Ukraina nëse Koreja e Veriut hyn në luftë”, tha Pentagoni.

Nga ana tjetër, NATO thotë se trupat e Koresë së Veriut janë vendosur në rajonin Kursk të Rusisë

Pentagoni vlerësoi javën e kaluar se 3,000 trupa të Koresë së Veriut janë dislokuar në Rusinë lindore për stërvitje, por sot e rriti këtë numër në 10,000.

“Një pjesë e këtyre ushtarëve tashmë janë afruar më afër Ukrainës dhe ne jemi gjithnjë e më të shqetësuar se Rusia synon t’i përdorë këta ushtarë në luftime ose për të mbështetur operacionet luftarake kundër forcave ukrainase në rajonin Kursk të Rusisë afër kufirit me Ukrainën”, tha zëdhënësja e Pentagonit Sabrina Singh.

Megjithatë, Pentagoni nuk konfirmoi praninë e koreanoveriorëve në Kursk .

“Është e mundur që ata po lëvizin në atë drejtim, por unë nuk kam ende më shumë detaje”, tha Singh.