Ballina Bota Një javë larg zgjedhjeve në SHBA, Trump kryeson në sondazhe, republikani thellon...

Një javë larg zgjedhjeve në SHBA, Trump kryeson në sondazhe, republikani thellon diferencën me Harris

Vetëm një javë na ndan nga zgjedhjet në SHBA dhe sondazhet na tregojnë se Trump ka arritur të kryesojë bindshëm ndaj kundërshtares së tij, Harris.

Në sondazhin e krijuar nga portali i njohur “Polymarket”, republikani udhëheq me 66.1%, një rekord që nga nisja e këtij sondazhi, teksa Harris deri më tani ka vetëm 33.9%.

Trump gjithashtu po udhëheq në shtete të tjera kryesore, ndërsa në Miçigan kemi një barazi mes dy kandidatëve.

Ndërkohë, sondazhi USA TODAY/Suffolk University zbuloi gjithashtu se në Wisconsin, Harris ka një epërsi prej 14 pikësh ndaj Trump midis grave përkatësisht 55% deri në 41%. Rezultati kthehet në favorin e Trump midis burrave, duke treguar Trump përpara 18 pikë ndaj Harris, përkatësisht 56% deri në 38%.

Në disa shtete, votimet kanë nisur, teksa presidenti i ardhshëm i SHBA-së do të mësohet pas datës 5 nëntor.