Ballina Bota Ligjet ekstreme në Afganistan, grave u ndalohet të dëgjojnë zërat e njëra-tjetrës

Ligjet ekstreme në Afganistan, grave u ndalohet të dëgjojnë zërat e njëra-tjetrës

Talibanët i kanë ndaluar gratë në Afganistan të dëgjojnë zërat e njëra-tjetrës, në atë që ekspertët thonë se është hapi i tyre i fundit drejt eliminimit të “grave tërësisht nga jeta publike dhe shoqëria”.

Ministri i vendit për promovimin e virtytit dhe parandalimin e moralit, Khalid Hanafi, ka shpallur pak ditë më parë dekretin e ri për sjelljen e grave.

“Edhe kur një grua e rritur është duke u falur dhe një grua tjetër kalon pranë, ajo nuk duhet të lutet me zë të lartë sa të dëgjohet”, tha ai në mesazhin e tij.

Zëri i një gruaje konsiderohet “evrah”, që do të thotë diçka që duhet të mbulohet dhe nuk duhet të dëgjohet në publik – tha zoti Hanafi. “Kur gratë nuk lejohen të ezanin për namaz, ato sigurisht që nuk mund të këndojnë apo të dëgjojnë muzikë. Si mund të lejohen të këndojnë, nëse nuk u lejohet as të dëgjojnë (zërin e njëri-tjetrit) në lutje, e lëre më asgjë tjetër”.

Detajet e sakta të vendimit të ri të talebanëve janë të paqarta, megjithëse ministri tha se ai “do të zbatohet gradualisht dhe Zoti do të na ndihmojë në çdo hap që bëjmë ” .

Por aktivistët e të drejtave të njeriut si në Afganistan ashtu edhe jashtë saj kanë paralajmëruar se kjo masë e fundit e talebanëve mund të nënkuptojë se grave u ndalohet në mënyrë efektive të flasin me njëra-tjetrën./vizionplus.tv