Ballina Kronika Beograd: Bëri simbolin e shqiponjës, arrestohet shtetasi zvicerian

Beograd: Bëri simbolin e shqiponjës, arrestohet shtetasi zvicerian

Një shtetas zviceran është arrestuar në Beograd, pasi ka bërë simbolin e shqiponjës dykrenare.

Lajmn e ka konfirmuar vetë zëvendëskryeministri dhe ministri i brendshëm serb, Ivica Daçiç të shtunën (2 nëntor 2024), duke shtuar se 32-vjeçari me inicialet me B.C. ka bërë simbolin e shqiponjës në sheshin “Nikola Pashiq”.

Gjithashtu, bëhet me dije se është shpallur në kërkim edhe shoku i 32-vjeçarit, një 33-vjeçar me inicialet G.V., i cili po fotografonte mikun e tij teksa bënte me duar simbolin e shqiponjës dykrenare.