Ballina Bota Rritet numri i viktimave të shkaktuara nga moti në Spanjë, autoritetet paralajmërojnë...

Rritet numri i viktimave të shkaktuara nga moti në Spanjë, autoritetet paralajmërojnë një tjetër valë goditëse

Vijon të rëndohet bilanci i numrit të viktimave të shkaktuara nga përmbytjet në Spanjë. Mediat spanjolle raportojnë për 217 të vdekur në pjesën jugore të Valencias.

Por ajo që e bënë edhe më të rëndë situatën është alarmi për orët e ardhshme, psi pritet një tjetër përkeqësim i motit.

Sipas BBC, autoritetet në Spanjë kanë paralajmëruar se moti do të përkeqësohet sërish orët në vijim, në zonat si Alzira, Cullera dhe Gandia.

Agjencia kombëtare e motit të Spanjës (AEMET), thotë se stuhia e sotme ka të ngjarë të jetë më e shkurtër se ato që shkaktuan përmbytje të shpejta në fillim të javës.

Reshjet “nuk janë si të martën”, tha agjencia në një postim në X, duke shtuar se ka më pak erë dhe stuhia ka të ngjarë të lëvizë ngadalë në drejtim të veriut.

Parashikimi për javën në vazhdim fatmirësisht duket shumë më i qetë. Disa shira të lehtë të izoluar janë të mundshëm në rajonet e goditura nga përmbytjet, por shumë do të jenë kryesisht të thata.  Reshje më të dendura, potencialisht me bubullima janë të mundshme në Balearik gjatë javës.