Ballina Bota Trump Presidenti i 47-të i SHBA, kandidati republikan rikthehet në Shtëpinë e...

Trump Presidenti i 47-të i SHBA, kandidati republikan rikthehet në Shtëpinë e Bardhë

Donald Trump  është zyrtarish fituesi i zgjedhjeve presidenciale të  SHBA-ve. Me 276 vota elektorale kundër kandidates demorakte Kamala Harris, e cila mundi të sigurojë 219 vota elektorale.

Presidenti i SHBA-ve ishte dukshëm që në fillim në  epërsi .

Sipas  rezultateve  kandidati republikan ka fituar  në 3 shtetet, të cilat konsideroheshin vendimtare  në këto zgjedhje.

Përveçse në Pensilvani ai kryesoi edhe në Xhorxha dhe Karolinën e Veriut. Sakaq republikanët morën kontrollin në Senatin prej 100 anëtarësh , duke  siguruar 51 vende, por ende nuk dihet se cila parti do të kontrollojë Dhomën e Përfaqësuesve.

Menjehere pas daljes se rezultateve Trump shpalli fitoren përpara mbështëtësve republikanë  ne Ëest Palm Beach të Floridës duke u shprehur se ky moment  është vendimtar për të ardhmen.

“Dua të falënderoj popullin amerikan për nderin e jashtëzakonshëm që u zgjodha presidenti juaj i 47-të dhe presidenti juaj i 45-të. Unë do të luftoj për ju, për familjen dhe të ardhmen tuaj. Nuk do të pushoj derisa  të kemin vendin e fortë, të sigurt dhe të begatë sic  ne e meritojmë . Kjo do të jetë vërtet epoka e artë e Amerikës. SHBA-ja na dha një mandat të papritur, për të kontrolluar edhe Senatin, uau. Duket se do të kemi kontrollin edhe të Dhomës së Përfaqësuesve”, tha Trump.

Në fjalën e tij ai nuk la pas edhe emigrantët, të cilët i ka mbajtur në fokus gjatë fushatës zgjedhore.

“Do ta kthejmë vendin tonë në një vend të veçantë. Do ta bëjmë Amerikën të jashtëzakonshme.Do të punojmë për të kthyer potencialin e saj , duhet të mbyllim  kufijtë. Duam që njerëzit të kthehen  këtu , por në mënyrë të ligjshme. Ne do të shlyejmë borxhin, do të ulim taksat. ne do të bëjmë gjëra që askush tjetër nuk i bën dot. Kina nuk ka çfarë kemi ne, askush nuk ka çfarë kemi ne. ne kemi popullin më të shkëlqyer dhe ndoshta kjo është më e rëndësishmja. Kjo fushatë ka qenë kaq historike në shumë aspekte, sepse ndërtuam koalicionin më të madh, më të gjerë dhe më të unifikuar në tërë historinë e Amerikës… s’ishte parë kurrë, të rinj e të moshuar, burra e gra, amerikanë urbanë dhe ruralë, të gjithë na ndihmuan sot”, shtoi ai.

Ai  nuk la pa falëndëruar bashkëpunëtorët  dhe  bashkëshorten e tij  Melania Trump , të cilës i dhuroi edhe  një përqafim. Nga ana tjetër  kandidatja e demokratëve Kamala Harris e ka anuluar fjalimin e saj përpara  mbështetësve demokratë. /vizionplus.tv