Ballina Bota Një motor i shpërtheu në flakë, avioni bën ulje të detyruar në...

Një motor i shpërtheu në flakë, avioni bën ulje të detyruar në Romë (VIDEO)

Në fillim një seri shpërthimesh dhe më pas motori shpërthen në flakë. Kjo i ndodhi një avioni Boeing të kompanisë kineze Hainan Airlines, i cili pati probleme sapo u ngrit nga aeroporti Fiumicino i Romës rreth orës 9 të mëngjesit të së dielës.

Shpërthime u dëgjuan edhe në qiejt e Ostias dhe Fiumicino. Më pas avioni bëri disa fluturime mbi bregdet për të shkarkuar karburantin në ujë përpara se të kthehej dhe të bënte një ulje emergjente në pistë e aeroportit të kryeqytetit të Romës.

Nga hetimet fillestare duket se shkak për incidentin u bë përplasja me një grumbull zogjsh. Mbetjet e tyre janë gjetur në motorin e dëmtuar. Avioni me motorin në flakë u filmua nga shumë qytetarë tek të cilët pati edhe momente frike mos ai rrëzohej në tokë. ©LAPSI.al