Presidenti i SHBA-vë, Joe Biden ka zgjedhur që të dielën ta kalonte në plazh, në një zonë me rërë në Delaware së bashku me bashkëshorten e tij, Zonjën e Parë, Jill. Por siç shihet në këto pamje, kreun e Shtëpisë së Bardhë nuk e mbajnë këmbët.
Teksa ecte në rërë me gruan e tij, ai për pak sa nuk rrëzohet, ndërsa Zonja e Parë e kapi për një moment presidentin nga krahu, por nuk e mbajti atë. Ajo e la 81-vjeçarin të kujdeset për veten.
Në një moment, presidenti u përpoq të rriste ritmin e tij të të ecurit, ndërsa gazetarët që filmuan momentin e pyetën se për çfarë do të flisnin ai dhe Trump kur presidenti i zgjedhur ta vizitojë atë në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën.