Ballina Aktualitet Kallëzim penal për ish-drejtorin e Spitalit të Kërçovës, kishte përvetësuar aparatin e...

Kallëzim penal për ish-drejtorin e Spitalit të Kërçovës, kishte përvetësuar aparatin e ultrazërit në vlerë prej 2.134.482 denarësh

Sektori për Punë të Brendshme në Kërçovë ka ngritur kallëzim penal kundër 49-vjeçarit  S.T. nga Kërçova për shkak të dyshimeve të bazuara se ka kryer veprën penale “keqpërdorim në detyrë”.

I akuzuari, në periudhën nga 08.07.2021 deri më 07.08.2024, në cilësinë e drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm Publik në Kërçovë, me qëllim të përfitimit të paligjshëm pasuror, ka përvetësuar në mënyrë të paautorizuar aparatin e ultrazërit M9 Mindray, i cili i ishte besuar në detyrë si dhuratë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, në vlerë prej 2.134.482 denarë.