Një 14-vjeçar, nxënës në shkollën 9-vjeçare “Fan Noli” në Tiranë, u qëllua për vdekje me thikë këtë të hënë.
Ngjarja e rëndë ndodhi pak pas mesditës, kur i mituri sapo kishte mbaruar mësimin.
Ai ka qenë duke dalë nga ambientet e shkollës kur u qëllua me thikë në zemër.
14-vjeçari ndërroi jetë në spitalin e Traumës për shkak të plagëve të rënda.
Bashkë me të, sipas burimeve, i plagosur me thikë ka mbetur edhe bashkëmoshatari i tij.
Ai ka marrë një plagë në gjoks dhe për momentin, ndodhet në gjendje të stabilizuar në spitalin e Traumës.
Dy nxënësit janë konfliktuar me një bashkëmoshatar të tyre dhe më pas përplasja degradoi në përdorimin e thikës.
Sipas policisë, një nga autorët është shoqëruar në komisariat dhe po i merret dëshmia.
Ndërkohë grupi hetimor po mbledh prova për të zbardhur të plotë ngjarjen e rëndë dhe po merr në pyetje edhe mësues të shkollës./vizionplus.tv