Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut bëri të ditur se u ndalua një shtetas i Republikës së Shqipërisë, tek i cili u gjetën 3622 monedha me vlerë arkeologjike.
“Me datë 18.11.2024, në ora 20:50, në vendkalimin kufitar Tabanoc, në dalje nga vendi, zyrtarë policorë kanë ndaluar personin me inicialet V.A. (32 vjeç) nga Republika e Shqipërisë. Gjatë kontrollit të një autobusi me targa shqiptare, me të cilin udhëtonte në linjën nga Shqipëria drejt Italisë,
V.A. është përzgjedhur për kontroll shtesë, ku në bagazhin e tij iu gjetën tri qese me 3622 monedha me vlerë arkeologjike, të ndryshme në formë, vlerë, përmasa dhe origjinë”, njofton policia.
Me personin është zhvilluar bisedë zyrtare dhe për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, me urdhër të të cilit janë konfiskuar monedhat për procedurë të mëtutjeshme. V.A. i është dorëzuar zyrtarëve policorë nga SPB Kumanovë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të ngritet kallëzim penal./TetovaNews