Ballina Kronika Shkatërrohet banda e drogës, 6 të arrestuar në Gjermani, mes tyre një...

Shkatërrohet banda e drogës, 6 të arrestuar në Gjermani, mes tyre një shqiptar

200 oficerë të policisë gjermane morën pjesë në një aksion që ccoi në sekuestrimin e  316 kilogram marijuanë, 172 mijë euro dhe disa armë zjarri.

Mediat gjermane raportojnë se aksioni u zhvillua në disa zona në Leipzig, Halle, Genthin, Sangerhausen-Wippra, Wallwitz dhe Zorbig në rrethi Anhalt-Bitterfeld.

Tregtarët e drogës kishin hapur magazinën atje në një ish-furrë buke dhe mallrat me sa duket ishin importuar nga Kanadaja.

Për më tepër, hetuesit e grupit të përbashkët të punës për drogën (GER) të hetimit doganor të Dresdenit dhe Zyrës së Policisë Kriminale Shtetërore të Turingisë gjetën 172,000 euro para të gatshme, makina të shtrenjta dhe prova elektronike. Trafikantët ishin të pajisur edhe me një pistoletë “Glock 19” me 41 fishekë.

Hetimi është drejtuar kundër gjithsej 11 të dyshuarve. Janë arrestuar katër gjermanë 31, 36, 38 dhe 47 vjec, një shqiptar 27 vjec dhe një serb 51 vjec.

Pika fillestare e kërkimeve ishte zbulimi i 60 kilogramëve marijuanë nga Amerika e Veriut në maj 2024, e cila ishte menduar për një marrës në Erfurt. Hetimet e mëtejshme tani çuan tek njerëzit pas kontrolleve në zonën e Halle/Leipzig.