Të paktën një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur pasi një aeroplan mallrash u rrëzua pranë aeroportit Vilnius në Lituani në orët e para të së hënës.
Aktualisht autoritetet janë në kërkim të një personi të katërt, raporton BBC.
Avioni, i linjës ajrore spanjolle të mallrave Swiftair, u rrëzua pranë një shtëpie teksa ishte duke u përgatitur për ulje, thanë autoritetet lokale.
Policia tha se të 12 personat janë evakuuar në mënyrë të sigurtë nga një shtëpi afër vendit të aksidentit.
Avioni u nis nga qendra e DHL në aeroportin e Leipzig në Gjermani pas orës 03:00 me orën lokale dhe u rrëzua rreth një orë e gjysmë më vonë, sipas të dhënave nga faqja e internetit e gjurmimit të fluturimeve Flightradar24.
Shkaku i rrëzimit nuk dihet dhe autoritetet lituaneze kanë nisur një hetim./vizionplus.tv