Një 42-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasditen e djeshme përpara një lokali në Bettola të Italisë.
Sipas medieve të huaja, shqiptari është goditur tre herë në qafë nga një ose më shumë autorë që u larguan nga vendngjarja.
42-vjeçarin e dërguan menjëherë në spital, por fatkeqësisht plagët që kishte marrë rezultuan fatale për shqiptarin.
Ndërkohë ende nuk është bërë e ditur se përse ndodhi ngjarja. Policia italiane po punon për kapjen e personit/ave përgjegjës. /vizionplus.tv